Të nderuar vizitorë,
Polifonia Shqiptare është një ndër Supervlerat e Folklorit muzikor Shqiptar,
por dhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi..
Në datën 25 Nëntor 2005 në Selinë Qëndrore të UNESCO-s në Paris,
ajo është shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” dhe mbrohet nga UNESCO..
Ç'do Shqiptar që e dëgjon, e pëlqen, e shpërndan dhe e reklamon atë,
jep një kontribut të çmuar për mbrojtjen dhe vijimësinë e kësaj pasurie të përbashkët...
Vlerësoj dhe falenderoj këdo që në mënyrën e tij ka publikuar video dhe këngë polifonike labe.
Në këtë kanal do gjeni këngë Labe të Grupeve të ndryshme nga të gjitha trevat e Labërisë,
kryesisht këngë Gjirokastrite nga Grupi Ergjëria,
ose siç është bërë zakon të quhet - Grupi i të rinjve Gjirokastër,
Jeni të mirëpritur ti dëgjoni dhe ti shijoni ato,
Nëse ngeleni të kënaqur,
Ju ftoj që të abonoheni te Sotolestele !!!